Qendra e Solidaritetit është një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme të Fondacionit Fundjavë Ndryshe, që shtrihet në një sipërfaqe prej 43,169 m² në Rrugën e Arbërit, Tiranë. Kjo hapësirë, që dikur ishte një repart ushtarak i braktisur gjatë kohës së komunizmit, është transformuar në një qendër të dedikuar solidaritetit njerëzor dhe ndihmës për ata që janë më në nevojë.
E lënë pas dore për dekada, kjo hapësirë u rikthye në jetë nga Fondacioni Fundjavë Ndryshe, duke u shndërruar në një vend ku ndihma, mundësitë dhe zhvillimi bashkohen për t’i shërbyer njerëzve në vështirësi. Qendra e Solidaritetit është një simbol i fuqisë së ndryshimit dhe përkushtimit për të ndihmuar më të pamundurit përmes mekanizmave të shumtë dhe gjithëpërfshirës..
Një bibliotekë e madhe me 75,000 libra nga autorë të ndryshëm, e hapur falas për vizitorët. Kjo hapësirë ofron mundësi për edukim, lexim dhe zhvillim intelektual për të gjithë, sidomos për të rinjtë.
“Në Qendrën e Solidaritetit, ndihma shndërrohet në shpresë dhe mundësitë bëhen realitet për ata që kanë më shumë nevojë.”